“Dështoi në misionin e tij”, veprimtari nga Amerika ‘godet’ Escobar-in – ja çfarë fshihet pas largimit të ‘papritur’!

Aktuale

“Dështoi në misionin e tij”, veprimtari nga Amerika ‘godet’ Escobar-in – ja çfarë fshihet pas largimit të ‘papritur’!

Nga: A.M. Më: 10 maj 2024 Në ora: 20:32
Gabriel Escobar.

Vëmendje të madhe mori raportimi mbi ‘shkarkimin’ apo më saktë detyrën e re të zv/ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit Gabriel Escobar.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, nuk është shkarkuar, por se do të lëvizë për një detyrë tjetër në shërbimin diplomatik amerikan, në kuadër të një rotacioni të planifikuar prej kohësh.

E për largimin e zv/ndihmës Sekretarit amerikan, reagoi veprimtari shqiptar nga Amerika, Ramazan Bekteshi.

Ai në një shkrim në Facebook, mirëpriti largimin e Escobarit, derisa tha se veprimet e tij kanë qenë shërbim i keq për Kosovën dhe SHBA-në.

Krahas kësaj, Bekteshi tha se shumë gjëra kanë ndikuar në dështimin e misionit të Escobarit, deri tha se ka një arsye të vlëfshme për lagimin e tij, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Autokrati Gabriel Escobar, lamtumirë!

Veprimet tuaja kanë qenë një shërbim i keq për të dy vendet e mia, Shtetet e Bashkuara dhe Kosovën.

Në takimin e tij fare të fundit, Escobar tregoi njëanshmërinë e tij duke deklaruar se Asociacioni i Komunave Serbe (ASM) ishte kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Megjithatë, një kusht i tillë nuk është përmendur për Serbinë. Shumë paragjykime bënë që Escobar të dështonte në mënyrë të mjerueshme misionin e tij. Pavarësisht nëse ai u shkarkua, u zëvendësua ose u bë për shkak të ndërrimeve (megjithëse një njeri i suksesshëm kurrë nuk ndërrohet), është e qartë se kishte një arsye të vlefshme për largimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat