​Abdixhiku: LDK ka program të djathtë që u përgjigjet çështjeve të dekadës

Aktuale

​Abdixhiku: LDK ka program të djathtë që u përgjigjet çështjeve të dekadës

Më: 11 maj 2024 Në ora: 08:46
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se ka vizituar qytetin e Suharekës dhe fshatrat Sopijë e Budakovë.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku ka thënë se tek familjarët e kryefamiljarët ka shtruar pikëpamjet e LDK-së mbi situatën në vend.

“Mes familjarëve e kryefamiljarëve shtrova pikëpamjet tona mbi regresin politik, zymtësinë ekonomike e zbrasjen e vendit si sfidë kombëtare që s’po merr përgjigje shtetare!”, ka shkruar ai.

“LDK ka një program të djathtë që u përgjigjet çështjeve të dekadës. Që e bën të ardhmen, kujdeset për familjen e rindërton aleancat. Rizgjimi popullor i djathtë dhe Lidhja shkojnë bashkë.

Pritja e deritanishme në çdo fshat, qytet e anë, është shpresë për vetëdijen e lartë të popullit të Kosovës për të përballuar popullizmin si rrezik identitar!”, ka përfunduar i pari i Lidhjes Demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat