Osmani viziton ushtarët amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

Aktuale

Osmani viziton ushtarët amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

Më: 11 maj 2024 Në ora: 09:14
Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka vizituar ushtarët amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit, të cilët kanë shërbyer në Kosovë, pikërisht në kohën e sulmit të agresionit nga Serbia vitin e kaluar.

Ajo përmes një postimi në Facebok ka shkruar se gra e burra nga ushtria amerikane për 25-vjet shërbyen me devotshmëri për lirinë dhe paqen, e edhe sot vazhdojnë të qëndrojnë bashkë me ne në mbrojtje të shtetit dhe kufijve tanë.

Postimi i saj:

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Republikën e Kosovës”, është mesazhi që dëgjuam nga ushtarët amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit, të cilët kanë shërbyer në Kosovë, pikërisht në kohën e sulmit të agresionit nga Serbia vitin e kaluar.

Gra e burra nga ushtria amerikane për 25-vjet shërbyen me devotshmëri për lirinë dhe paqen, e edhe sot vazhdojnë të qëndrojnë bashkë me ne në mbrojtje të shtetit dhe kufijve tanë. Prandaj dje i vizitova për t’ju shprehur falënderime në emër të popullit të Kosovës.

Kosova është e bekuar që e ka këtë mbështetje.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat