Miftaraj: Ministrat dhe zyrtarët e dyshuar për korrupsion të dorëhiqen ose të shkarkohen

Aktuale

Miftaraj: Ministrat dhe zyrtarët e dyshuar për korrupsion të dorëhiqen ose të shkarkohen

Më: 11 maj 2024 Në ora: 10:40
Ehat Mitaraj

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi dhe njohësi i çështjeve juridike, Ehat Mitaraj thotë se duke u nisur nga retorika e kaluar Vetëvendosjes, ministrat dhe zyrtarët që janë duke u përballur me hetime penale e që lidhën me korrupsion do të duhej të dorëhiqen ose të shkarkohen.

‘’Sidoqoftë, duke marrë për bazë retorikën e LVV sa ka qenë në opozitë dhe parimet mbi të cilat ka ardhur në pushtet duke promovuar qeverisje me duar të pastra, atëherë pritjet legjitime janë që ministrat dhe pozitat e larta në qeveri ose institucione tjera ekzekutive që përballen me hetime penale që lidhen me korrupsion të dorëhiqen ose shkarkohen nga këto pozita’’, thotë Miftaraj.

Miftaraj tutje thotë se hetimet që po zhvillohen janë në fazën e hershme dhe nuk mund të konstatojnë në përgjegjësinë penale.

‘’Përderisa hetimet që është i zhvilluar PSRK janë në një fazë të hershme të procedurës penale nuk mund të konstatojmë përgjegjësinë penale të personave në fjalë duke respektuar edhe parimet e drejtësisë penale si është prezumimi i pafajësisë deri në një vendim final të gjykatës’’, thekson ai.

Ndërkohë, Miftaraj thotë se çdo sjellje ndryshe e lidershipit të VV-së, jashtë pritjeve legjitime ndërton standardin se kjo parti nuk dallon nga partitë tjera.

’Çdo sjellje e lidershipit të LVV-së jashtë këtyre pritjeve legjitime të ndërton standardin se kjo parti nuk dallon nga partitë tjera në opozitë duke vazhduar avazin e ofrimit të kulturës së pandëshkueshmerisë për personat që hetohen për afera korruptive’’, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat