Arifi: Aktiviteti i Kosovës në politikën e jashtme, shumë i zbehtë

Aktuale

Arifi: Aktiviteti i Kosovës në politikën e jashtme, shumë i zbehtë

Më: 11 maj 2024 Në ora: 12:56
Foto ilustrim

Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë jo stabile. Qeveria e Kosovës duhet të bashkëpunojë me aleatët ndërkombëtarë për deeskalimin e situatës atje, thonë analistët politikë.

Ata theksojnë se vazhdimi i tensioneve në veri dhe acarimi i marrëdhënieve me ndërkombëtarët nuk janë në favor të Kosovës.

Njohësi i çështjeve politike, Dritëro Arifi, deklaroi se në veri kemi një lloj sovraniteti politik por ka një kontrollë policore, gjendja është e qetë në dukje por sipas tij e rrezikshme.

Arifi thekson se qeveria duhet të gjejë mënyrën që ti bind serbët që jenë pjesë në zgjedhjet e ardhshme apo kurdo që ato bëhen.

“Në veri jemi në një situatë edhe pse ne po themi që kemi një lloj sovranitet e kemi një kontroll atje po jo një sovranitet politik ka dallim pra një kontrollë më shumë policore. Mirëpo kjo nuk do të thotë që gjendja është e qetë ajo në një farë mënyre është e qetë në dukje por e rrezikshme sepse ka shumë elementë latentë që ne nuk i shohim që mund në të ardhmen e afër të jenë, prandaj mendoj që duhet një zgjidhje politike. Qeveria duhet të gjejë mënyrën që ti bind serbët që të dalin në zgjedhje.

Kjo është puna e qeverisë pra ti bind serbët ta gjejnë mënyrën ti bind ata që jenë pjesë në zgjedhjet e ardhshme apo kurdo që ato bëhen”, ka thënë Arifi.

Ai ka folur edhe për angazhimin e Kosovës në politikën e jashtme për çka ka thënë se është shumë i zbehtë prandaj, sipas tij na duhen partnerët për të na ndihmuar.“Kjo ka të bëjë pikërisht me qasjen e qeverisë ndaj partnerëve të saj dhe në njëfarë mënyre Kosova po mendon që është njëfarë fuqie rajonale dhe kjo ndoshta mund të jetë pengesa kryesore pra te perceptimi i fuqisë së një vendi. Një njëfarë mënyre edhe kuptohet që aktiviteti i Kosovës në politikën e jashtme është shumë i zbehtë dhe njëfarë mënyre Kosova duhet kuptuar që vet nuk mund të bëj asgjë prandaj i duhen partnerët për ta ndihmuar dhe për të hipur sa më lartë i duhet ndihma e vendeve të fuqishëm e që Kosova nuk po din se si ta marrë me veti gjithë atë ndihmë”, ka thënë Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat