Krasniqi: Evrovizioni nga viti në vit po bëhet festival abnormal

Aktuale

Krasniqi: Evrovizioni nga viti në vit po bëhet festival abnormal

Më: 12 maj 2024 Në ora: 13:42
Milazim Krasniqi

Profesori universitar, Milazim Krasniqi thotë se Eurovizoni nga viti në vit po bëhet festival abnormal.

Sivjet, sipas tij, e ka arritur kulmin, sidomos me fituesin, që duket si simbol i degjenerimit në një fazë të avancuar.

“Ky festival Evropën e paraqet si mbeturinë të dekadencës pagane romake dhe si gjendje pa shpresë të katandisjes postmoderniste”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

Evrovizioni nga viti në vit po bëhet festival abnormal. Sivjet e arriti kulmin, sidomos me fituesin, që duket si simbol i degjenerimit në një fazë të avancuar. Ky festival e rrënon pretendimin se Evropa ka trashëgimi judeo-kristiane dhe se qëndron mbi vlerat e Iluminizmit. Ky festival Evropën e paraqet si mbeturinë të dekadencës pagane romake dhe si gjendje pa shpresë të katandisjes postmoderniste. Duke u bazuar në mësimet e Shpalljeve të Shenjta, e dimë se degjenerimi, nëse nuk ndalon, mbyllet me shkatërrimin e qytetërimit të degjeneruar. Ligjet e Zotit nuk ndryshojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat