Hapet konkursi për drejtor të Bibliotekës Kombëtare, këto janë kriteret

Aktuale

Hapet konkursi për drejtor të Bibliotekës Kombëtare, këto janë kriteret

Më: 13 maj 2024 Në ora: 18:13
Biblioteka Kombëtare

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka hapur konkursin për Drejtor/e të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”. 

Në konkurs janë përshkruar detyrat dhe përgjegjësitë: Udhëheq, organizon dhe mbikëqyrë veprimtarinë dhe funksionimin e bibliotekës. 

Ndërsa, i përgjigjet Këshillit Drejtues të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Konkursi do të jetë i hapur deri më 9 qershor 2024. Drejtor aktual i Bibliotekës Kombëtare, është Fazli Gajraku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat