Abdixhiku mbledh kryetarët e degëve, diskutojnë për listat zgjedhore

Aktuale

Abdixhiku mbledh kryetarët e degëve, diskutojnë për listat zgjedhore

Nga: A.SH Më: 14 maj 2024 Në ora: 18:08
Foto nga takimi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se ka mbedhur kryetarët e degëve të Lidhjes Demokratike, ku temë diskutimi kanë qenë listat zgjedhore, komisionerët dhe vëzhguesit.

Ai ka thënë se “Lidhja është e fortë; dhe e djathta po ringritet si një!”

Postimi në Facebook:

Mblodha sot kryetarët e degëve të Lidhjes Demokratike. Diskutuam për listat zgjedhore, komisionerët e vëzhguesit e Lidhjes Demokratike. Biseduam dhe për takimet e ardhshme me qytetarë si platformë kryesore e komunikimit politik.

Të 170 takimet e fundit, brenda 50 ditëve, ishin jo vetëm frymëzuese, por dhe shenjë e qartë e konsolidimit të së djathtës në Kosovë.

Do të vazhdojmë njëjtë; në çdo qytet, çdo fshat, çdo anë. Lidhja është e fortë; dhe e djathta po ringritet si një!

Lidhja Demokratike e Kosovës

#rrugaere

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat