Canaj: VV s’do të fitojë më shumë, ka dështuar

Aktuale

Canaj: VV s’do të fitojë më shumë, ka dështuar

Më: 14 maj 2024 Në ora: 18:18
Ish-diplomati Blerim Canaj

Ish-diplomati Blerim Canaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të arrijë të fitojë më 50 për qind të votave në zgjedhjet e radhës, sepse sipas tij, kjo parti ka dështuar.

Canaj ka thënë se VV do t’i duhet një partneritet i koalicionit.

“Në zgjedhjet eventuale është që VV më nuk do të jetë në gjendje që ta bëjë qeverinë e vetme, do t’i duhet një partner i koalicionit. Ne po e shohim çdo ditë disponimin e popullit… është e pamundur që të fitohet prapë mbi 50 për qind me këto dështime në çdo sferë, gjithçka që ka premtuar Kurti në fushata zgjedhore, asgjë nuk është realizuar, fare”,  tha ai.

Sa i përket takimit të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës me kryeministrin Albin Kurti, Canaj thotë se pranimi i ftesës për takim ishte përgjigje ndaj asaj që kjo parti opozitare nuk i ikë zgjedhjeve.

“Nëse nisemi nga ajo që PDK apo Krasniqi vazhdimisht kanë kërkuar zgjedhje duket sikur ka qenë një përgjigje ndaj asaj që ne zgjedhjeve edhe më tutje nuk i ikim. Strategjikisht ndoshta do të ishte gabim për shkak se zgjedhjet eventuale do të mund ta mbulonin dështimin e qeverisë… Takimi i kryetarit të PDK-së është më shumë s ene nuk i ikim zgjedhjeve. Nuk e besoj që PDK funksionon si patericë, ta trajtosh si patericë më duket pak si më e tepërt”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat