Kapja e armatimit në veri, Shkodra: Gjendja është më e keqe se që është paraqitë nga institucionet

Aktuale

Kapja e armatimit në veri, Shkodra: Gjendja është më e keqe se që është paraqitë nga institucionet

Më: 14 maj 2024 Në ora: 22:03
Selam Shkodra

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selam Shkodra, tha se gjendja në veri është ë e keqe se që është paraqitë nga institucionet, por më e mirë se në të kaluarën.

Këto komente Shkodra i bëri ku e komentoi kapjen e një sasie të madhe të armatimit në Zveçan, komunë kjo në veri të Kosovës e banuar me shumicë serbe.

“Fakti që kohë pas kohe po zbulohet arsenal armësh në pjesën veriore të vendit, len me kuptu që policia ka akoma punë për të bërë dhe nuk është gjendja ashtu siq është paraqitë nga institucionet e sigurisë. Vet fakti që është zënë një numër i madh i arsenalit të armëve, len me u kuptu që është më e keqe se që është paraqitë por më e mirë se në të kaluarën. Mendoj se tentativa për të organizuar aso lloj sulme do të jetë por mendoj që është duke shkuar drejt kilometrave të fundit ato grupet e organizuara që kanë qenë në pjesën veriore për shkak se janë mjaft të dëmtuara sepse operacionet policore dy vitet e fundit kanë qenë të shpeshta dhe sistematike por kjo është lajmi më i mirë që është preventu nga agjencioni i inteligjencës, uroj me pas sa më shpesh kësi lloj aksioni ku të njëjtit dekonspirohen dhe policia mandej kryen punën e vet”, tha Shkodra.

Ai shtoi se armatimi ka qenë aty qe një kohë të gjatë dhe se nuk ka mundur të futet pas Banjskës, derisa tha se vendi ku është gjet arsenali me armë është në një thellësi të konsiderueshme brenda territorit të Kosovës.

“Vendi ku janë zënë armët është brenda territorit të Kosovës shumë, dhe nuk besoj që gjatë kësaj periudhe kohore, veçanërisht pas sulmit të Banjskës është arrit me u transportu një numër kaq i madh i armatimit. Mendoj që ky armatim ka qenë më herët i vendosur aty afër diku ose në vendin ku është zënë dhe puna e mirë e shërbimit të Agjencisë së Shërbimit Inteligjent të Kosovës ka bërë që i njëjti me u dekonspirua dhe është mirë që ka ndodh kjo. Besoj që do të ketë edhe në të ardhmen se ma merr menja që terreni nuk është krejt i prekur nga institucionet e sigurisë për shkak se edhe është i banuar me komunitet serb dhe e kanë pas pushtetin gjatë, në mënyrë efektive e kanë kontrollu”, u shpreh Shkodra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat