Kuçi: Serbia la në hije masakrat, organizoi disa parulla në Pejë – Publikohen fotot

Aktuale

Kuçi: Serbia la në hije masakrat, organizoi disa parulla në Pejë – Publikohen fotot

Nga: A.SH Më: 14 maj 2024 Në ora: 23:21
Parullë

Doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi ka publikuar disa fotografi të bëra nga Serbia nëpërmjet agjentëve të saj në Nakëll të Pejës shkrimin e disa parullave kundër Kosovës.

“Inskenime të tilla të cilat bëjnë pjesë në luftën hibride, janë pjesë e agjendës serbe që të krijojnë rrethana për incidente dhe luftë”, shkruan ndër tjera a.

Postimi i plotë:

Sot përkujtohen masakrat e Qyshkut, Pavlanit, Zahaqit dhe Llabjanit, fshatra këto në komunën e Pejës. Për të lënë këto masakra në hije, Serbia nëpërmjet agjentëve të saj paska organizuar në Nakëll të Pejës shkrimin e disa parullave siç shihen në fotot poshtë.

Këto parulla duken një montazhë sikur rasti Panda në Pejë, ku doli tani vonë dhe vetë Vuçiqi e pranoi se e kishte montuar atë rast shërbimi sekret serb.

Ky rast është i njëjtë sikur edhe ai i datës 13 gusht 2003, ku në lumin (Bistricën) që ndan Zahaqin dhe Gorazhdecin (fshat i banuar me serbë), kishin mbetur të vdekur dy fëmijë serbë të cilët kishin përdorur një gjenerator për të zënë peshq aty. Pastaj për tu kamufluar ngjarja të njëjtit ishin gjuajtur më armë për të krijuar një vendngjarje krimi sikur e kanë bërë shqiptarët. Por, KFOR dhe UNMIK asnjëherë nuk kishin gjetur dëshmi se aty kishte ndonjë krim ndër-etnik, por që ishte një incident dhe vendngjarje e montuar. Fatkeqësisht rasti u mbyll me kaq pa e treguar të vërtetën e plotë pasi nuk i konvenonte as serbëve, as UNMIK-ut e as KFOR-it.

Inskenime të tilla të cilat bëjnë pjesë në luftën hibride, janë pjesë e agjendës serbe që të krijojnë rrethana për incidente dhe luftë.

Shqiptarët dhe komunitetet jo-serbe duhet të jenë të vëmendshme ndaj këtyre ngjarjeve dhe asnjëherë të mos përkrahin propaganda të tilla, pasi vetë këto janë të montuara nga agjenturat serbe dhe njerëzit e tyre në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat