“O këlyshi i Millosheviqit”/ Kanoset Anton Quni, e lajmëron rastin në Polici

Aktuale

“O këlyshi i Millosheviqit”/ Kanoset Anton Quni, e lajmëron rastin në Polici

Më: 14 maj 2024 Në ora: 23:37
Anton Quni

Zyrtarët shtetërorë, duke përfshirë edhe deputetë të Parlamentit shpeshherë kanë qenë cak i kërcënimeve nga persona e grupe të ndryshme dhe për pasojë kanë kërkuar ndihmë e mbrojtje nga Policia.

Një rast i tillë i ka ndodh më 11 maj edhe Anton Qunit, deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Deputeti Quni, e ka denoncuar sot rastin, për një qytetar që e ka kërcënuar përmes rrjetit social, Facebook.

Sipas informacioneve te para, i dyshuari i është drejtuar Qunit me fjalët: “O këlyshi i Millosheviqit, rugoviqat e kanë vendin ne Beograd”.

Quni nuk ka folur ende për rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar nën dyshimet e veprës penale “Kanosja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat