Dugolli për marrjen e armëve të gardianëve të burgut: Nuk jam në dijeni

Aktuale

Dugolli për marrjen e armëve të gardianëve të burgut: Nuk jam në dijeni

Më: 15 maj 2024 Në ora: 08:51
Enver Dugolli

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, njëherit nënkryetar i parë në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrotjes, thotë se nuk është në dijeni për procedurën e armë-mbajtjes për zyrtarët e SHKK-së.

‘’Tash po dëgjoj nga ju. Sa i përket procedura për armë-mbajtje për zyrtarët e SHKK-së, në ditët vijim do të interesohem se çka është në pyetje’’, deklaron ai.

Deputeti Dugolli, thotë se si komision nuk pëlqejnë të merren me çështjet që kanë të bëjnë me ekzekutivin dhe se beson se organet si SHKK-ja e zbatojnë ligjin.

‘’Ne si komision nuk pëlqejmë të merremi me çështjet që kanë të bëjnë me ekzekutivin dhe ata do të duhej dhe besoj se i përmbahen zbatimit të ligjit për armë-mbajtje’’, potencon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat