​Zgjedhje të reja? Kurti tregon nëse janë gati

Aktuale

​Zgjedhje të reja? Kurti tregon nëse janë gati

Më: 15 maj 2024 Në ora: 13:54
Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se janë gati për zgjedhje të reja, mirëpo ka theksuar se opozita duhet të jetë gati për këtë.

Kurti pas vizitës në Panairin Ndërkombëtarë EXPOKOS, ka thënë se e rëndësishme është të votohen marrëveshjet ndërkombëtare, pasi siç tha ai kanë mbetur të “ngujuara”.

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati, ne jemi gjithmonë gati, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati deri në fund

“Opozita duhet të bëhet gati, ne jemi gjithmonë gati, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati deri në fund. Për mua ka qenë e rëndësishme të diskutohet agjenda legjislative, sepse kemi shumë marrëveshje ndërkombëtare të ngujuara”, tha Kurti.

Ndryshe, Kurti para dy dite ka takuar kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi me të cilin kanë diskutuar edhe mundësinë për zgjedhje të parakohshme. Ai ka takuar edhe Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa dhe Donika Gërvallën nga iniciativa Guxo, por është refuzuar nga LDK dhe AAK. Kurti po kërkon që në zgjedhje të shkohet duke e shpërbërë Kuvendin, me të cilët janë të pajtimit edhe në PDK, por LDK dhe AAK po kërkojnë që së pari Kurti të jap dorëheqje dhe pastaj të shpërbëhet Kuvendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat