Gjeloshaj s’pajtohet me Kurtin për Asociacionin

Aktuale

Gjeloshaj s’pajtohet me Kurtin për Asociacionin

Më: 16 maj 2024 Në ora: 09:05
Nik Gjeloshaj

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj ka folur në lidhje me Asociacionin.

Ai është shprehur se Kosova si shtet prej që ekziston ka bërë disa marrëveshje në të cilat është obliguar për Asociacionin.

Gjeloshaj tha se për të është pakuptimtë që Kosova të mbetet e paintegruar apo e paanëtarësuar për një çështje e cila sipas tij, është pranuar.

“Di se Kosova si shtet prej që ekziston ka bërë disa marrëveshje në të cilat është obliguar për Asociacionin, me marrëveshje, jo vetëm përpara, por edhe marrëveshjen e Ohrit, është përcaktuar që Asociacioni është pjesë e asaj marrëveshje. Me lënë Kosovën pa u integruar apo pa u anëtarësuar për një çështje e cila është pranuar, për mua është e pakuptimtë”, tha ai në Rubikon.

Duke folur edhe tutje për këtë çështje, Gjeloshaj u shpreh se do të duhej të dëgjohej kërkesa e ndërkombëtarëve.

“Në qoftëse Asociacioni është pranuar me marrëveshje të Ohrit, me marrëveshje të Brukselit edhe është kërkesë e partnerëve strategjikë për ta realizuar edhe nëse mosrealizimi i tij e ndalë avancimin në organizatat ndërkombëtare, unë mendoj që po”.

“Në qoftëse sidomos nëse na thonë amerikanë, Bashkësia Ndërkombëtare, të cilët na e kanë bërë Kosovën të lirë dhe shtet të pavarur, unë mendoj që ne duhet ta përcjellim atë linjë dhe që Kosova të avancojë në organizatat ndërkombëtare”, u shpreh tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat