Prapaskenat nga samiti në Kotor: Rama nuk çohet në këmbë për Kurtin, por ndryshe vepron zyrtari i lartë amerikan

Aktuale

Prapaskenat nga samiti në Kotor: Rama nuk çohet në këmbë për Kurtin, por ndryshe vepron zyrtari i lartë amerikan

Më: 16 maj 2024 Në ora: 12:46
Edi Rama dhe Albin Kurti vazhdojnë të kenë marrëdhënie të pezmatuara

Dy liderët shqiptarë, Edi Rama dhe Albin Kurti vazhdojnë të kenë marrëdhënie të pezmatuara me njëri-tjetrin dhe kjo është shfaqur edhe të enjten gjatë Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të BE-së në Kotor të Malit të Zi.

Një video e publikuar sot, tregon momentin kur kryeministri Albin Kurti mbërrin në samit.

Në video shihet përshëndetja e tij me ndihmëssekretarin amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, kryeministrin Rama dhe të dërguarin e Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz.

Ndryshe nga zyrtari i lartë amerikan, Rama nuk ngritet në këmbë për të përshëndetur Kurtin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat