Hoti: Qeveria s’e dëgjoi SHBA-në, tash është fundosur thellë e nuk del pa pasoja

Aktuale

Hoti: Qeveria s’e dëgjoi SHBA-në, tash është fundosur thellë e nuk del pa pasoja

Më: 16 maj 2024 Në ora: 12:49
Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti thotë se Qeveria do të duhej ta përgatiste draft-statutin e Asociacionit dhe ta dërgonte në Gjykatën Kushtetuese atëherë kur këtë ia kërkonte SHBA-ja.

Hoti shkruan se kërkesa e SHBA-së nuk ishte marrë parasysh dhe Qeveria u gjend përballë situatës “merre ose lëre” me draftin e BE-së përpara.

“Përgatitja dhe dërgimi i draft-statutit të asociacionit në Gjykatë Kushtetuese do të duhej të bëhej kur kërkonte SHBA-ja, e cila vitin e kaluar i kërkonte Qeverisë së Kosovës të përgatiste vetë draftin. SHBA-ja u zotua atëherë t’i ndihmojë Qeverisë së Kosovës në përgatitje të draftit. Qeveria nuk e mori parasysh atë kërkesë të SHBA-së. Si rezultat, Qeverisë iu dorëzua drafti nga BE-ja, në stilin merre ose lëre”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Tash, Hoti thotë se Qeveria është fundosur më thell dhe se vështirë do të dalë pa ndihmën e miqve e pa pasoja.

“Kur zhytesh në batak, siç është zhytur Qeveria e Kosovës në procesin e dialogut, kërkon ndihmë për të dalë nga aty dhe një ndihmë e tillë nuk ka munguar nga aleatët dhe opozita. Nëse lëviz duke qenë i zhytur në batak, atëherë fundosesh më thellë. Mandej vështirë del edhe me ndihmën e miqve dhe nuk del pa pasoja”, shkroi deputeti i LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat