Ishte cak i sulmeve të “Albkings”, Gazetarët e Evropës Juglindore reagojnë për rastin e Ardiana Thaçit

Aktuale

Ishte cak i sulmeve të “Albkings”, Gazetarët e Evropës Juglindore reagojnë për rastin e Ardiana Thaçit

Më: 16 maj 2024 Në ora: 16:16
Foto ilustrim

Organizata për Media në Evropën Juglindore (SEEMO) ka reaguar pas ngacmimeve që gazetarja e Klan Kosovës, Ardiana Thaçi-Mehmeti, ka pasur pas raportimit për grupin famëkeq “Albkings” në rrjetin social “Telegram”.

Thaçi-Mehmeti pas një kronike raportuese në emisionin “Kiks Kosova” për grupin famëkeq “Albkings”, anëtarët e këtij grupi ia kanë shpërndarë numrin e saj të telefonit në grup.

Pas kësaj, ajo ishte përballur me thirrje të shumta dhe mesazhe fyese drejtuar saj, jo vetëm në numrin e telefonit por edhe në rrejte sociale.

“Një shkelje e tillë jo vetëm që rrezikon sigurinë personale të Mehmetit, por shërben edhe si një përpjekje flagrante për ta frikësuar dhe heshtur atë”.

“Organizata për Media në Evropën Juglindore (SEEMO) dënon fuqishëm këtë shkelje të privatësisë dhe komunikimet nënçmuese të mëvonshme që synojnë të dëmtojnë reputacionin e Mehmetit. Duke kërkuar veprime të shpejta, SEEMO i bën thirrje Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë që ta hetojnë këtë çështje menjëherë dhe të mbajnë përgjegjësi të plotë për rrjedhjet dhe ngacmimet e mëvonshme”, thuhet në reagim

Në lidhje me ngjarjen pati reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, të cilët e kanë dënuar rastin dhe e kanë mbështetur Thaçi-Mehmetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat