Bajrami: Lajm i mirë që Prokuroria Speciale ka nisur hetime për tenderët e Qeverisë Kurti

Aktuale

Bajrami: Lajm i mirë që Prokuroria Speciale ka nisur hetime për tenderët e Qeverisë Kurti

Më: 16 maj 2024 Në ora: 17:27
Hykmete Bajrami

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se është lajm i mirë fakti që Prokuroria Speciale e Kosovës ka nisur hetimet për tenderët njëburimor të Qeverisë Kurti.

Bajrami ka thënë se duhen veprime të shpejta të organeve të drejtësisë për të ndalur korrupsionin dhe dëmtimin e buxhetit të shtetit.

Reagimi i plotë:

Lajm i mirë nisja e hetimeve për tenderët njëburimor

Nisja e hetimeve për tenderët njëburimor është sinjal i mirë se kushdo që prek paratë e qytetarëve përballet me ligjin.

LDK do të vazhdojë denoncimin e secilit tender, secilit veprim korruptiv të Qeverisë.

Duhen veprime të shpejta të drejtësisë për të ndalur korrupcionin përmes keqpërdorimi të dëtyres zyrtare, dëmtimit të buxhetit të shtetit dhe dëformimit të konkurrencës së drejtë në treg.

Janë mbi 890 kontrata në vlerë mbi 240 milionë euro të dhëna me negocim të drejtpërdrejtë. Kjo është e papranushme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat