“Kur e vizitova Albinin në zyrën e tij, ai nxori…!”, Gashi rrëfen detaje interesante nga një takim me kryeministrin

Aktuale

“Kur e vizitova Albinin në zyrën e tij, ai nxori…!”, Gashi rrëfen detaje interesante nga një takim me kryeministrin

Nga: A.M. Më: 16 maj 2024 Në ora: 17:38
Albin Kurti

Analisti Lirim Gashi në 25-vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit, tha se kryeministri Albin Kurti me të drejë flet në superlativat më të larta për të.

Ai tha se Hoti eshtë një nga figurat më të guximshme dhe të çmuara në historinë tonë.

Gashi dha edhe disa detaje nga një takim i tij me Kurtin, kur ky i fundit ia kishte treguar librin më të famshëm të Ukshinit dhe ia kishte thënë disa fjalë.

“Kur e vizitova Albinin në zyrën e tij, ai nxori nga biblioteka librin më të famshëm të Ukshinit, e vuri në tavolinë dhe më tha:

Ky libër është Bibla ime dhe e subjektit tim politik.

Më pëlqeu shumë përpjekja e tij për të më treguar se sa e vlefshme është për të dhe për partinë e tij trashëgimia historike e Ukshin Hotit”, shkroi ndër të tjera Gashi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Albin Kurti me të drejtë flet për Ukshin Hotin në superlativat më të larta, sepse ai ishte njeri i fjalëve kreative dhe i veprimeve të guximshme si askush në tërë historinë tonë.

Ai ishte një njeri, fjalët dhe veprimet e të cilit jo vetëm që përshkruanin dhe mishëronin të gjithë historinë tonë të dhimbshme dhe të çmuar, por që kishte ndjerë gjatë gjithë jetës në trupin dhe shpirtin e tij të gjithë dhimbjen e persekutimit, diskriminimit, shtypjes dhe torturës për çështjen kombëtare.

Kur e vizitova Albinin në zyrën e tij, ai nxori nga biblioteka librin më të famshëm të Ukshinit, e vuri në tavolinë dhe më tha:

Ky libër është Bibla ime dhe e subjektit tim politik.

Më pëlqeu shumë përpjekja e tij për të më treguar se sa e vlefshme është për të dhe për partinë e tij trashëgimia historike e Ukshin Hotit.

Por, profesioni që ka zgjedhur Albini për të kontribuar për mirëqenien e popullit dhe të shtetit nuk është moralisht më i miri për të.

Sepse e bën thuajse të pamundur që ai të mbetet i panjollosur dhe i pastër si Ukshin Hoti.

Sepse ai duhet të fusë duart e tij të pastra në koshin e plehrave të Hashim Thaçit, për ta shpëtuar Kosovën nga Asociacioni i tij racist i komunave serbe.

Dhe, kjo do të jetë e vështirë, nëse jo e pamundur, për të.

Le të shpresojmë që Zoti shqiptar Gjergj Kastrioti ta ndihmojë nga qielli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat