Abelard Tahiri njofton për takimin me Hashim Thaçin

Aktuale

Abelard Tahiri njofton për takimin me Hashim Thaçin

Më: 16 maj 2024 Në ora: 18:16
Abelard Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se e ka takuar presidentin Hashim Thaçi.

Ai ka theksuar se Thaçi ishte me humor të mire dhe i përkushtuar në mbrojtje të së drejtës për liri.

Postimi:

Çdo vizitë në Hagë është inspiruese. E njëjtë ishte edhe kjo e sotmja. Takova Presidentin Hashim Thaçi. Mirë me shëndet dhe me besim në drejtësinë, Presidenti Thaçi është inspirim për mënyrën se si vazhdon të përballojë sfidat me të cilat përballet.

I pathyer, me humor të mirë, i përkushtuar për ta mbrojtur të drejtën e popullit tonë për liri, Presidenti Thaçi më përcolli edhe me të fala për të gjithë ju!

Në ditët me shi e zymtësi, të fortë na mban besimi se dielli do të lind përsëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat