Shtëpi, veturë luksoze e kriptovaluta, kjo është pasuria e deputetes Doarsa Kica Xhelili

Aktuale

Shtëpi, veturë luksoze e kriptovaluta, kjo është pasuria e deputetes Doarsa Kica Xhelili

Nga: H.O. Më: 16 maj 2024 Në ora: 18:50
Doarsa Kica-Xhelili

Deputetja dhe nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili ka publikuar pasurinë e saj pranë  Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

Ajo ka deklaruar se posedon tokë në pronësi të saj, në vlerën 300 mijë euro. Poashtu posedon shtëpi 60 mijë euro dhe një arë në vlerën 6.500 euro. Këto dy të fundit në pronësi të bashkëshortit.

Ajo ka deklaruar një veturë Opel në pronësi të saj në vlerën 10,500 euro.

Deputetja e LDK-së ka deklaruar se bashkëshorti i saj është pronar i aksioneve në biznese private, të dyja në vlerën 5.500 euro. Poashtu ajo deklaron se bashkëshorti i saj posedon kriptovaluta, që vlera aktuale e tyre është 610 euro.

800 euro janë kursimet e saj dhe të bashkëshortit, ndërsa mbi 300 mijë euro janë borxhe kredi për blerje të shtëpisë dhe tokës.

Ajo ka deklaruar se ka pagën prej 1772 euro, derisa bashkëshorti i saj merr 5.200 euro nga një kolegj privat dhe 6 mijë nga bizneset private.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat