Qeveria e Kosovës dërgoi letër në KiE, eksperti flet për një përçarje mes Kurtit e Osmanit!

Aktuale

Qeveria e Kosovës dërgoi letër në KiE, eksperti flet për një përçarje mes Kurtit e Osmanit!

Më: 16 maj 2024 Në ora: 20:23
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Adrian Shtuni

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Adrian Shtuni, ishte i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania, ku tha se letra e qeverisë së kosovës drejtuar KiE-së nuk ishte një ide e mirë.

Ai tha se është vonë për të dërguar një letër të tillë premtuese, ndërsa shtoi se kjo letër duket sikur ka nxitur edhe konflikte mes Kurtit dhe Osmanit.

“Mendoj se është shumë vonë për të dërguar një letër premtuese, apo zotuese si e deklaroi zonja Gërvalla, ishte shumë pak dhe shumë vonë. Nuk mendoj se është një lëvizje e besueshme dhe një lëvizje serioze, por është një lëvizje e shpejtuar sa për të kaluar gardhin.

Këtë e konfirmon edhe anashkalimi i presidentes së Kosovës në përpilimin e asaj letre të propozimit që iu dërgua këshillit të Evropës nga zonja Gërvalla që tregon edhe një përçarje mes zotit kryeministër dhe zonjës presidente në këtë rast. Kjo nuk është e mirë. Lëvizje të tilla gjithsesi nuk janë të mjaftueshme”,-tha Shtuni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat