Agani: Gabim të mendohet se mund të çojmë politikë origjinale ‘autoktone nga Kosova’

Aktuale

Agani: Gabim të mendohet se mund të çojmë politikë origjinale ‘autoktone nga Kosova’

Më: 16 maj 2024 Në ora: 21:44
Ferid Agani

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani duke folur për vizitën e ambasadorit të ShBA-së, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe te presidentja, Vjosa Osmani, pas letrës së dërguar nga Qeveria në KiE, ka thënë se ambasadorët kanë dashtë të informohen nëse presidentja është në dijeni.

Agani ka kritikuar qasjen e krerëve të shtetit ndaj aleatëve, duke thënë se Kosova nuk mund të ndikojë në agjendën e politikave të vendeve ndërkombëtare.

“Është gabim i madh që kush do që është në pozita udhëheqëse në shtet të mendon se mund të çojë një politikë origjinale ‘autoktone nga Kosova’..

Është më të vërtetë një qëndrim jo serioz ndaj shtetit, të arriturave ndaj Republikës në qoftë se tentohet të shtyhet një agjendë politike në bazë të vlerave të improvizuara autoktone në kuptimin negativ të fjalës e jo duke marrë për bazë real politikën rajonale dhe ndërkombëtare”, ka thënë Agani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat