A mund t’ia dalë Kurti i vetëm përballë ndërkombëtarëve? Ja “armët” që ka në dorë

Aktuale

A mund t’ia dalë Kurti i vetëm përballë ndërkombëtarëve? Ja “armët” që ka në dorë

Më: 17 maj 2024 Në ora: 00:12
Albin Kurti

Gazetarja Mirela Milori e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, teksa ka komentuar situatën politike në Kosovë, tha Dëshira e ndërkombëtarëve është për ta futur Kosovën në KiE.

Mes tjerash ajo nënvizoi se Kurti ka armën e fortë në dorë, pasi shqiptarët në Kosovë do e votonin pro po të dilte nesër në zgjedhje

“Dëshira e ndërkombëtarëve është për ta futur Kosovën në KiE. Forcat pozitive që janë pro Kosova janë në një moment që e duan Kosovën atje. Ne nuk e dimë se çfarë ndodhë me konfigurimet e mëvonshme politike. Evropa ka probleme me veten.

Era po fryn me velat tona, po po të na dalë era kundër, ne nuk e dimë se sa mbajmë. Nëse Kurti është i bundur që ja del i vetëm përballë erës, kjo gjë nuk ndodhe për vet rrethanat që ka. Nëse e vetmja garanci që ai ka janë zgjedhjet, kosovarët që e votojnë dhe kjo është e vërtetë, por nëse ai ka vetëm këtë armë, do të ishte fatale për Kosovën”-tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat