Bashota i PDK-së tregon çka kërkoi Memli Krasniqi në takimin me Albin Kurtin

Aktuale

Bashota i PDK-së tregon çka kërkoi Memli Krasniqi në takimin me Albin Kurtin

Më: 17 maj 2024 Në ora: 08:49
Sokol Bashota

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Sokol Bashota, deklaron se mesazhi për zgjedhje, është dhënë nga darka e realizuar mes kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit dhe kryeministrit Albin Kurti dhe se kreu i PDK-së në takim i ka kërkuar datën e zgjedhjeve, kryeministrit Kurti.

‘’Darka që është bërë aty ka qenë mesazhi dhe merreni mesazhin siç thuhet dhe jo siç paragjykohet.  Kryetari Krasniqi në takim ka shkuar me kërku datën e zgjedhjeve’’, deklaron Bashota.

Ai thotë se janë dy arsye për të shkuar sa më pare në zgjedhje.

‘’Janë dy motive që opozita duhet me kërkua zgjedhje: e para që është opozitë dhe e dyta se kemi qeverisje kaq të keqe që ka degraduar të arriturat 20 vjeçare dhe vendi duhet shkuar në zgjedhje që qytetarit me ia ofrua alternativën me të mirë dhe alternativa më e mirë është e jona, pra kandidati ynë Bedi Hamza që është një ekspert i ekonomisë’’, shprehet ai.

Bashota thotë se në këtë rast kryeministri Albin Kurti e ka shumicën e votave dhe pa pasur shumicë, nuk mund të shkohet në zgjedhje.

 ‘’Albin Kurti duke pasur shumicën e votave në Kuvend, pa një marrëveshje nuk mundet me shkuar në zgjedhje, ai e ka shumicën’’ thotë Bashota

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat