“Vendimtar për Kosovën”, Escobar thotë se duhej insistim më i madh për zbatimin e Asociacionin

Aktuale

“Vendimtar për Kosovën”, Escobar thotë se duhej insistim më i madh për zbatimin e Asociacionin

Më: 17 maj 2024 Në ora: 09:17
I dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në ditën e fundit të mandatit si emisar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, duke theksuar rëndësinë e implementimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Në një intervistë për Qendrën për Evropë të Këshillit Atlantik, Escobar, ka thënë se do të duhej të insistonin më shumë në implementimin e Asociacionit, sesa që t’i bënin palët bashkë, meqë sipas tij, është vërejtur në disa raste mungesa e vullnetit për këtë.

“Ne do të duhej të insistonim më shumë në implementim e Asociacionit sesa në ndërmjetësimin që dy palët të bëhen bashkë, sepse në disa raste ne kemi vërejtur mungesën e vullnetit në të dy palët. Interpretimi dhe implementimi i Asociacionit është absolutisht vendimtar për Kosovën. Është më i vështiri prandaj si më i vështiri, ishte e rëndësishme që Kosova të jepte sinjal se ka vullnet të adresojë çështjen e minoritetit serb në territorin e saj, kjo është shumë e rëndësishme”, ka deklaruar Escobar.

Duke e parë këtë si një hap vendimtar drejt integrimit evropian, ai ka deklaruar se pranimi i propozimeve evropiane nëpërmjet dialogut do të mundësonte lobimin amerikan për njohje të reja të Kosovës në Bashkimi Evropian.

“Nga perspektiva amerikane, pasi që rruga evropiane përfshinte pjesë të rëndësishme të Asociacionit në çdo hap, ne besojmë se duke pranuar një propozim evropian, përmes një procesi evropian që është dialogu dhe një marrëveshje që garantohet nga Bashkimi Evropian, do t’u jepte amerikanëve një mundësi për të lobuar te shtetet evropiane për të thënë se Kosova ka bërë çfarëdo që Evropa ka kërkuar dhe për të kërkuar njohje të reja. Pa këtë, të themi që ne nuk kishim shumë material për të punuar për këtë”, ka thënë tutje Escobar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat