Deputetja e “Guxo” tregon cila do ishte dhurata ideale në ditëlindjen e presidentes Osmani

Aktuale

Deputetja e “Guxo” tregon cila do ishte dhurata ideale në ditëlindjen e presidentes Osmani

Më: 17 maj 2024 Në ora: 12:50
Jeta Statovci dhe Vjosa Osmani

Deputetja e partisë “GUXO”, Jeta Statovci ka pasur fjalë të mëdha për presidenten Osmani në ditëlindjen e kësaj të fundit.

Në urimin e ditëlindjes, Statovci e ka quajtur Osmanin “gruaja që e bëri ndryshimin e madh”. Deputetja e “Guxo”, ditëlindjen e Osmanit e ka lidhur edhe me zhvillimet e fundit në vend.

Ajo ka thënë se dhurata ideale për presidenten Osmani sot do të ishte një lajm i mirë për çështjen e Kosovës në KiE.

“Sot është ditëlindja e Presidentes Vjosa Osmani, gruaja që bëri ndryshimin e madh, e që na mësoi shumë, një brezi të ri politik.

Një dhuratë ideale do të ishte një lajm i mirë për sukses të Kosovës në KiE, meqë Kosova është përkushtimi yt më i madh. Urime zonja Presidente!”,  ka shkruar deputetja Statovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat