Mehaj e uron Norvegjinë në Ditën e Kushtetutës: Nga të parat që u anëtarësua në NATO e që e njohu Kosovën

Aktuale

Mehaj e uron Norvegjinë në Ditën e Kushtetutës: Nga të parat që u anëtarësua në NATO e që e njohu Kosovën

Më: 17 maj 2024 Në ora: 16:19
Armend Mehaj

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka uruar Norvegjinë me rastin e Ditës së Kushtetutës, e cila atje festohet si ditë kombëtare.

Mehaj tha se Norvegjia është një nga vendet e para të NATO-s në botë dhe një nga vendet e para që e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur.

“17 maji është Dita e Kushtetutës së Norvegjisë dhe festohet si ditë kombëtare. Urime. Norvegjia është një nga vendet e para të NATO-s në botë dhe një nga vendet e para që e njohur Kosovën si shtet të pavarur. Norvegjia investon shumë në Shqipëri dhe turizmi rritet çdo vit”, shkroi Mehaj.

Në postimin e tij ku e ka uruar Norvegjinë, Mehaj e ka shoqëruar atë me një fotografi të tij ku në dorë mban një lahutë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat