Kosova jashtë KiE, Çitaku: Fitoi pushteti dhe jo shteti

Aktuale

Kosova jashtë KiE, Çitaku: Fitoi pushteti dhe jo shteti

Më: 17 maj 2024 Në ora: 16:49
Vlora Çitaku

Pasi Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës për seancën e 17 majit nuk e ka futur në rend dite anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, ka reaguar Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku.

Çitaku ka thënë se edhe një herë gjatë këtyre katër viteve, fitoi pushteti dhe jo shteti.

Postimi i plotë:

Sot, Kosova, qytetarët tanë, është dashur të festojnë pranimin në Këshillin e Evropës. Sot, do të duhej të konkretizonim një sukses që do të forconte demokracinë, sundimin e ligjit dhe shtetësinë tonë – për të cilin është punuar gjatë.

Pas përjashtimit të Rusisë në vitin 2022, PDK ka insistuar që Kosova të bëhet pjesë e kësaj organizate, duke dhënë mbështetjen e saj të parezervë. Fatkeqësisht, për arsye të ditura tashmë, edhe kjo mundësi u humb – e nuk e dijmë se kur do të na paraqitet prapë.

Edhe një herë gjatë këtyre katër viteve, fitoi pushteti dhe jo shteti. Shkurtpamësi me pasoja të mëdha e të gjata. Keq – shumë keq!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat