Lushtaku për mosanëtarësimi në KiE: Kaq poshtë ka rënë Kosova nën udhëheqjen e këtyre recituesve qesharakë

Aktuale

Lushtaku për mosanëtarësimi në KiE: Kaq poshtë ka rënë Kosova nën udhëheqjen e këtyre recituesve qesharakë

Më: 18 maj 2024 Në ora: 06:56
Mergim Lushtaku

Pas dështimit të Kosovës të anëtarësohet në Këshill të Evropës, deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka kritikuar Qeverinë Kurti.

Lushtaku ka thënë se me kryeministrin, Albin Kurti dhe kryediplomaten, Donika Gërvalla, ose siç i quan ai “recitues qesharakë”, “kaq poshtë ka rënë” Kosova.

“Në fillim thanë se për anëtarësim në Këshill të Evropës ishte kusht t’i falen 24 hektarë Manastirit, gënjyen e dështuan. Tash paramendojeni, “vetmenaxhimi” është bërë kërkesë e pa kompromis e bashkësisë ndërkombëtare.

Kaq poshtë ka ra Kosova nën udhëheqjen e këtyre recituesve qesharak. Kaq për vizionin e strategjinë diplomatike të Binit, Donikës e sojit të tyre”, ka shkruar Lushtaku, në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat