Haziri kritika të ashpra ndaj qeverisë: Gjilanin po e mban nën masa ndëshkuese

Aktuale

Haziri kritika të ashpra ndaj qeverisë: Gjilanin po e mban nën masa ndëshkuese

Nga: H.O. Më: 18 maj 2024 Në ora: 21:56
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri përmes një postimi në Facebook ka akuzuar qeverinë se po e mban komunën e Gjilanit, në masa ndëshkuese.

Haziri thotë se kjo komunë është në këto masa për shkak të moszbatimit të ligjit dhe mosarritjes së standardeve të qeverisjes lokale, pasi raporti i auditorit të pavarur e ka kategorizuar këtë komunë me probleme serioze.

Haziri shkruan poashtu se ‘ajo që duhet të hetohet nga organet e drejtësisë janë ndërhyrjet në dosje në tender për Stadiumit të Qytetit, kamerat janë fikur dhe edhe pas një muaji, nuk është bërë shpallja e fituesit. Ky është abuzim dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare’.

Postimi i plotë:

Gjilani është nën masa ndëshkuese nga Qeveria Kurti për shkak të moszbatimit të ligjit dhe mos arritjes së standardeve të qeverisjes lokale

Gjilani është nën masa ndëshkuese dhe kufizuese nga Qeveria e Kosovës, për shkak të moszbatimit të ligjit dhe mosarritjes së standardeve të qeverisjes lokale, pasi raporti i auditorit të pavarur e ka kategorizuar këtë komunë me probleme serioze, sikurse edhe për shkak të dështimit frapant në raportin e performancës, transparencës dhe llogaridhënies.

Për shkak të këtyre problemeve, Gjilani është përjashtuar nga fondet për bashkëpunim ndërkufitar, ndërkohë që kemi qenë komunë lidere për 7 vjet radhazi sa i përkët përfitimit të dhjetëra programeve multi-milionëshe të bujqësië, turizmit rural, agro-biznesit dhe aktiviteteve të përmirësimit të teknologjisë së kompanive private.

Kjo komunë po përballet me shkeljen e madhe të ligjit të fundit në fuqi, me mbi 100 kontrata mbi vepër për militantët, ndërsa problemi më serioz që po përballet Gjilani është Plani Zhvillimor Komunal dhe mungesa e angazhimit në zonim, që është shkelje e rëndë ligjore. Në Gjilan ka humbur kontrolli në zhvillim urban, ndërkaq ndërtimet pa leje kanë eskaluar.

Përpos tjerash, ajo që duhet të hetohet nga organet e drejtësisë janë ndërhyrjet në dosje në tender për Stadiumit të Qytetit, kamerat janë fikur dhe edhe pas një muaji, nuk është bërë shpallja e fituesit. Ky është abuzim dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat