Arratisja e Sekiraqës/ Rrustemi kritikon gjyqësorin: Jo e rastësishme

Aktuale

Arratisja e Sekiraqës/ Rrustemi kritikon gjyqësorin: Jo e rastësishme

Nga: A.SH Më: 19 maj 2024 Në ora: 13:16
Adnan Rrustemi

Gjykata e Apelit ka vendosur ta kthejë Enver Sekiraqën në paraburgim, pasi Themelorja më 3 maj ia kishte ndërprerë masën e arrestit shtëpiak duke e lënë të mbrohej në liri.

Pas këtij vendimin, Sekiraqa është arratisur.

Për këtë ka reaguar deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka kritkuar sistemi gjyqësor duke thënë se kjo nuk është rastësi por shprehi e këtij sistemi.

Andaj sipas tij, sistemi gjyqësor duhet ta ketë vettingun.

Postimi i plotë:

Fakti që befasohemi rast pas rasti me sistemin tonë gjyqësor si ky i djeshmi me arratisjen e Sekiraqës në fakt do të duhej të na bënte të reflektojmë pak më thellë. Kjo nuk është rastësi, por shprehi e këtij sistemi. Për aq kohë sa nuk do të ketë vetting në këtë sistem, këto raste nuk do të jenë më raste, por sistem e mentalitet i punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat