U vizitua nga Allen dhe Hovenier, MKRS flet për rëndësinë e lokalitetit arkeologjik të Dresnikut

Aktuale

U vizitua nga Allen dhe Hovenier, MKRS flet për rëndësinë e lokalitetit arkeologjik të Dresnikut

Më: 19 maj 2024 Në ora: 14:54
Foto nga takimi

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, vlerëson se projekti i tyre për trajtimin, mbrojtjen dhe promovimin e lokalitetit arkeologjik të Dresnikut po zbatohet me sukses.

Për të parë progresin e punës atje, gjatë së shtunës ishin për vizitë ministri Hajrulla Çeku, nënsekretarja amerikane e shtetit për diplomaci publike, Elizabeth Allen dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

“Projekti i cili po zbatohet nga Instituti Arkeologjik i Kosovës dhe ChwB, në fazën e dokumentimit ka marrë mbështetje edhe nga Fondi i Ambasadorëve për Ruajtjen e Kulturës”, shkruan në postimin e publikuar nga ministria.

“Kjo pasuri kombëtare krahas konservimit profesional dhe hapjes e prezantimit për vizitorët, do të gjenerojë edhe aktivitet ekonomik për zonën”, shtoi ajo në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat