Deputeti i VV-së numëron sukseset e Qeverisë

Aktuale

Deputeti i VV-së numëron sukseset e Qeverisë

Më: 20 maj 2024 Në ora: 08:58
Deputeti i VV-së, Valon Ramadani

Deputeti i VV-së, Valon Ramadani, ka folur për sukseset e Qeverisë së udhëhequr nga lideri i tij, Albin Kurti dhe subjekti tij politik, Vetëvendosje.

Ai thotë se është opozita ajo që bën vlerësimin e punës së Qeverisë dhe jo opozita, duke vendosur si sukses edhe liberalizimin e vizave i cili ndodhi me 1 janar të këtij viti.

‘’Ne jemi shumicë, jo opozitë. Opozita bene vlerësime e kritika ndaj qeverisë. Ato po i bëjnë në vazhdimësi. Nuk besoj qe kanë nevoje për ndihmën tone. Sa i përket sukseseve e përparimit ato janë ne shume fusha te ndryshme qe prekin direkt qytetaret e vendit. Duke filluar nga liberalizimi i vizave. Sot qytetaret tanë udhëtojnë lirshëm, pa pengesa ne te gjitha vendet e zonës shegën. Pra i kemi dhënë fund izolimit te padrejte ndaj qytetarëve tanë", thotë ai

Sukses i Qeverisë për deputetin e VV-së është edhe progresi në ligjshmërin e territorit të vendit.

‘’Progresi ne ligjshmërisë në gjithë territorin është me se evident. Luftimi i krimit te organizuar, trafikut te drogës e kontrabandës është me i larte se asnjëherë me pare. Ushtrinë e kemi me te fortë se kurrë’’ deklaron ai.

Deputeti Ramadani thotë se me ligjet e miratuara është avancuar sistemi gjyqësor.

‘’Me ligjet qe kemi miratuar kemi filluar edhe reformat në administratën publike, kemi avancuar sistemin gjyqësor me themelimin e gjykatës komerciale duke lehtësuar e përshpejtuar procedurat për kontestet qe prekin bizneset e kompanitë. Për fat te keq 2 ligje kyçe të kësaj fushe si ai për Byron e Konfiskimit te Pasurisë se Pajustifikueshme, dhe ligji për Vetingun kane mbetur peng i Gjykatës Kushtetuese’’ shton tutje deputeti Ramadani për FrontOnline.

Sukses tjetër për deputetin e VV-së, është edhe vendimi për subvencionimin  për shtesat për fëmijët dhe nënat lehona

‘’Për herë te pare ne vendin tone kemi shtesa për fëmijë e për nenat lehona, kemi subvencionuar e ndihmuar familjet në nevojë me subvencionim te energjisë e kemi promovuar evidencën e energjisë elektrike duke subvencionuar pajisje efecientë për ngrohje’’ shprehet ai.

Po ashtu, ai thotë se edhe projektet infrastrukturore janë suksese tjera të Qeverisë.

‘’Shume projekte infrastrukture qe ishin stërzgjatur e bllokuar me vite të tëra tani po marrin epilog siç është rruga Prishtinë – Podujevë dhe ajo Prishtinë – Mitrovicë. Ne bujqësi kemi rritur subvencionet duke promovuar rritjen e kultivimit te kulturave bujqësore pakrahasueshëm me vitet paraprake.  Këto janë vetëm disa prej sukseseve të qeverisë por edhe fushat tjera si kultura, sporti diplomacia etj., kanë pasur periudhën me të mirë që nga paslufta ne Kosovë’’ përfundon deputeti i VV-së, Valon Ramadani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat