“Kosova po e lidh fatin e vet me Serbinë”, Edi Rama flet për Asociacionin

Aktuale

“Kosova po e lidh fatin e vet me Serbinë”, Edi Rama flet për Asociacionin

Më: 20 maj 2024 Në ora: 09:13
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Kosova po e lidh fatin e vet me Serbinë, teksa e komentoi çështjen e draft statutit të Asociacionit dhe letrën e Gjermanisë, Francës e Italisë për këtë çështje.

Rama tha se strategjinë e negociatave me Serbinë do ta kishte zgjidhur ndryshe.

Sipas tij, pasi Kosova e ka lidhur fatin e vet me Serbinë, kjo mund të jetë taktikë e mirë për elektoratin brenda, por siç thotë ai, nga pikëpamja e subjektivitetit ndërkombëtar, nuk është produktive.

“Kosova nuk e ka me Serbinë dialogun. Këtë ua kam thënë të gjithë udhëheqësve tuaj. Kosova e ka dialogun me BE-në. Kosova nuk e ka objektivë të integrohet në BE, Kosova e ka objektiv të bashkohet me BE dhe të bëhet anëtar i familjes së Perëndimit duke pasë parasysh që Lindja është Rusia.

Çka duhet të bëj Kosova, duhet të bëj pjesën e vet nga A deri në Zh, pa pyet fare se çka duhet të bëjë Serbia, ajo që i kërkohet Kosovës është në të mirën e Kosovës.

Kosova e ka fitu luftë, e ka ni luftë tjetër tani, e ka luftën për të konfirmuar subjektivitetin e vet ndërkombëtar.

Dhe, atëherë dihet kush janë detyrimet. Unë nëse do të isha përcaktuar strategjinë dhe taktikën e negociatave do të kisha përmbushur gjithë pjesën që më takon dhe do thosha ne e bëmë tonën.

Duke e bërë të kundërtën, Kosova e ka lidhur fatin e vetë me Serbinë, kjo mund të jetë taktikë e mirë për elektoratin brenda, por nga pikëpamja e subjektivitetit ndërkombëtar, nuk është produktive”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat