Basha: Shtatori ose tetori koha më ideale për zgjedhje

Aktuale

Basha: Shtatori ose tetori koha më ideale për zgjedhje

Më: 21 maj 2024 Në ora: 23:19
Lulzim Basha

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka thënë nëse ka konsensus politik zgjedhjet parlamentare do të ishte mirë të mbaheshin para dimrit.

Basha ka thënë se do të ishte mirë të ketë dakrodancë nga pozita dhe opozita për zgjedhjet.

“Qeveria është rehat në punën e saj, por kryeministri iu ka dhënë ofertë opozitës, nëse nuk ju pëlqen ulemi diskutojmë e bëjmë një datë dhe e shpërndajmë Kuvendin”, është shprehur Basha.

Ai tutje ka thënë se muaji shator apo tetor do të ishte koha më e mirë për zgjedhje.

“Mendoj se nuk është forma më e mirë me i maltretua qytetarët që midis dimrit me i dërguar në zgjedhje, ngase është konsumua gati mandati, edhe prej shtatorit Presidentja ka të drejtë me i thirr partitë politike, por nuk është se kundërshtojmë me shkuar edhe ma herët në zgjedhje në dakordim me opozitën”, ka thënë Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat