Çaushi zë vendin e Bislimit në Kuvendin e Kosovës

Aktuale

Çaushi zë vendin e Bislimit në Kuvendin e Kosovës

Më: 27 maj 2016 Në ora: 16:47
Driton Çaushi

Pas dorëheqjes së deputetit Besnik Bislimi, është Driton Çaushi ai që do ta zë vendin e tij, pasi është deputeti në radhë i VV-së që ka vota të mjaftueshme për të vazhduar mandatin e deputetit në këtë legjislacion.

Çaushi aktualisht është nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Bislimi dha arsyet e tij nëpërmjet një deklarate publike, duke thënë se dorëheqja e tij nga mandati i deputetit nuk është dorëheqje nga Vetëvendosje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat