Michael Carpenter sot në FSK

Aktuale

Michael Carpenter sot në FSK

Më: 10 korrik 2016 Në ora: 07:31
Ilustrim

Zëvendës asistenti i Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve, Michael Carpenter sot do të vizitojë Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku do të takohet me ministrin Haki Demolli dhe komandantin e FSK-së, Rrahman Ramën.

Pritet që ky takim të zhvillohet në kuadër të diskutimeve bilaterale, në fushën e mbrojtjes me SHBA-të, ku në fokus do të jetë situata ndërkombëtare e sigurisë dhe kontributi i Kosovës në luftën kundër terrorizmit.

Demolli dhe Carpenter pas takimit pritet të japin edhe një deklaratë të përbashkët për media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat