Lekaj: Shkelja e betimit të deputetit e papranueshme, interesi nacional i pari

Aktuale

Lekaj: Shkelja e betimit të deputetit e papranueshme, interesi nacional i pari

Më: 13 korrik 2016 Në ora: 11:31
Pal Lekaj

Opozita është e vendosur që të vazhdojë me kundërshtimin e ratifikimit e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, duke u bërë thirrje deputetëve që të mos e votojnë atë. Opozita do të përkrah çdo iniciativë që shkon në favor të zgjidhjes së çështjes, në të kundërtën do të vazhdojnë protestat edhe veprime të tjera kundërshtuese.

Kështu u bë e ditur në një konferencë për media,  ku shefat e grupeve parlamentare të boshtit opozitar AAK dhe Nisma, Pal Lekaj dhe Valdete Bajrami bën të ditur se në Kuvend do të kthehen, vetëm atëherë kur të jetë në rend dite për ratifikim demarkacioni, për ta kundërshtuar atë.  

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që t’i thonë jo marrëveshjes së demarkacionit, për të cilën thotë se është e dëmshme dhe në kundërshtim me interesat e vendit.

Lekaj: Deputetët t’i ulin flamujt partiak

“Ne se pari i ftojmë të gjithë deputetët që ta thërrasin mendjen e arsyes që ti thonë jo demarkacionit. T’i thonë jo ratifikimit të marrëveshjes me Malin e Zi, sepse nëse ne si deputet marrim barrën e komisionit qeveritar dhe qeverisë në përgjithësi dhe mendojmë që të ratifikojmë marrëveshjen, do të jetë e dëmshme për Kosovën , qytetarët dhe të gjitha gjeneratat që vijnë. Dhe gjeneratat do të na mallkojnë për besimin që na kanë dhënë. Sepse ne si deputet jemi të thirrur që të mbrojmë sovranitetin territorin dhe integritetin e republikës së Kosovës. Çdo mendim tjetër i çdo deputeti, nuk sillet sipas betimit mendoj se do të rreshtohet në anën tjetër...I  ftojmë deputetët që t’i ulin flamujt partiak dhe ta kthejnë mendjen kah interesi i shtetit të republikës së Kosovës ”, tha ai.

E sa i përket iniciativës për thirrjen e një tryeze, ku do të diskutohej për  këtë çështje, Lekaj tha se do t’i përgjigjen ftesës për një debat të tillë edhe pse ata tashmë e sa kohë, kanë bojkotuar Kuvendin.

Lekaj: Murat Meha ka humb diku

“Ne do t’i përgjigjemi ftesës së një debati, ku do të jetë dhe komisioni prezent. Por ju po e shihni se për z. Meha më interesant është pushimi, sesa çështja madhore e Kosovës. Ai gjendet në pushim dikund ka humbur dhe mendoj që ky është mos serioziteti i qeverisë dhe mos përgjegjësia e Komisionit. Ne jemi të vendosur që çdo iniciativë që shkon në favor të zgjidhjes së çështjes dhe qytetarëve dhe që mbron territorin e Kosovës do ta përkrahim dhe do të jemi unik në këtë drejtim. Mirëpo e kundërta do të protestojmë dhe do ti marrim të gjitha veprimet e duhura që të mos lejojmë që ti falet dikujt territor”, tha ai.

Ndërsa tha se nuk do të përdorin më gaz lotsjellës, pasi që sipas tij ai tashmë ka arritur efektin e vet.

Lekaj: S’do të përdorim gaz lotësjellës

“Sa i përket gazit lotsjellës, ne kemi thënë se ka qenë një mjet i domosdoshëm, jo i preferueshëm dhe mëështësensibilizu qytetari dhe masa në përgjithësi. Ne nuk do të përdorim gaz por të gjitha veprimet tjera që shkojnë në kundërshtim të kësaj marrëveshje”, tha ai.

Thirrje deputetëve për mos votimin e demarkacionit u ka bërë edhe shefja e grupit parlamentar të Nismës Valdete Bajrami, e cila tha se interesat shtetërore duhet të jenë para atyre partiake.

Kjo marrëveshje sipas saj  duhet të rishikohet dhe të kthehet në piken zero, pasi që është e dëmshme për vendin.

Bajrami: S’do të lejojmë ratifikimin e demarkacionit

 “Qeveria me ngulm do ta bëjë këtë ratifikim, duke anashkaluar çdo debat, duke anashkaluar çdo qytetar, duke anashkaluar dhe opozitën dhe në  mënyrëtinzaredon ta bëjë ratifikimin në mënyrë të heshtur dhe fshehurazi. Por ne  si koalicion nuk do të lejojmë ratifikimin e kësaj marrëveshje, pasi që  kemi ekspert tanë dhe qytetarë të cilët vazhdimisht kanë ofruar dokumente dhe fakte që toka jonë po i ipet shtetit fqinjë“, tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat