Mustafa: Ratifikimi i demarkacionit është i rëndësishëm për krijimin e ushtrisë

Aktuale

Mustafa: Ratifikimi i demarkacionit është i rëndësishëm për krijimin e ushtrisë

Më: 13 korrik 2016 Në ora: 22:24
Mustafa

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka thënë se mos ratifikimi i marrëveshjes nuk rrezikon vetëm liberaliimin e vizave por edhe transformimin e FSK-së në ushtri.

Mustafa në një intervistë për RTK-në ka theksuar nevojën e ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, duke u zotuar se nuk do të jepet as një metër  e territorit të Kosovës për anjë favor.

“Interes i ngushtë është formimi ushtrisë dhe kështu as SHBA-të e as NATO-ja nuk do të lejojë probleme kufitare me një shtet fqinj”, ka thënë Mustafa.

Kryeministri ka shtuar se nëse komisioni shtetëror ka gabuar në përcaktimin e kufijëve, atëherë duhet të përgjigjet penalisht, meqë sipas tij kjo çështje nuk është politike.

“Unë kam thënë dhe prapë e them se nuk do të jap asnjë metër katror të territorit të Kosovës për asnjë çmim, e as për liberalizimin e vizave, por ne jemi të bindur se komisioni shtetëror ka bërë punë të mirë sepse nëse dikush ka gabuar dhe ja ka falur 8000 hektarë Malit të Zi, atëherë ajo më nuk është çështje politike është çështje penale, është kriminale dhe për këtë dikush duhet të përgjigjet para ligjit”, ka thënë Mustafa.

Megjithatë, kryeministri ka thënë se opozita po vazhdon me kundërshtimin e ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit për shkak të kauzave partiake e individuale. Ai ka shtuar se kjo çështje është me interes shtetëror.

“Unë mendoj se këtu kemi të bëjmë me interes shtetëror dhe për këtë interes duhet t’u ikim akuzave vetanake, kauzave partiake dhe individuale, dhe kjo kauzë që është krijuar për kufirin, është kauzë e sajuar”, është shprehur kryeministri Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat