Masakra në Nice/ Ja si e mashtroi policinë autori

Aktuale

Masakra në Nice/ Ja si e mashtroi policinë autori

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 15:31
Mohamed Lahouaiej

Autori i vrasjes së 84 personave, Mohamed Lahouaiej me nënshtetësi franceze ka hyrë me kamion në bulevardin përgjatë bregdetit të Nicës, ndërsa francezët po festonin festën e Bastijes. Policiae thirri, por ai shpejtoi. Terroristi 31-vjeçar hyri forcërisht në “Shëtitoren e Anglezëve” në Nisë dhe sulmoi turmën me kamionin e tij. Autori u qëllua për vdekje nga Policia franceze, por shumë vonë, pasi kishte masakruar me gomat e makinës dhjetra persona, shumica femijë.

Sipas dëshmitarëve ai bërtiste “Allahu Akbar”:Zoti është më i madhi para se të vritej. Ndersa drejtonte kamionin dhe qellonte me arme. Një sasi e madhe e armëve, granata dhe armë ‘të mëdha’ u gjetën më pas në brendësi të kamionit.

Terroristi i sulmit në Nice të Francës kishte qenë i parkuar në një rrugë për rreth nëntë orë dhe madje u kishte thënë policëve se po shiste akullore. 31-vjeçari francezo-tunizian, Mohamed Lahouaiej Bouhlel, baba i tre fëmijëve, kofnirmohet nga policia si autori kryesor i masakres. Ai ka qenë i njohur për policinë, person i skeduar për dhunë dhe vjedhje, dhe raportohet se kishte pasur një pushkë, një pistoletë dhe madje edhe një granatë në kamion.

Pavarësisht se e kanë marrë paraprakisht në pyetje shoferin, oficerët e policisë në qytetin jugor francez nuk bënë asgjë për ta larguar atë nga aty. Raportet thonë sepolicia e lejoi vrasësin për të qëndruar në ‘Promenade des Albanais’, sepse ai u tha atyre se ai ishte duke shpërndarë akullore. Por ne kamion nuk u ushtrua kontroll. Teksa priti qe zona te popullohej nga festimet per festen zyrtare te Bastijes, kamioni i drejtuar nga Mohamed Lahouaiej Bouhlel hyri përmes turmës në qytetin jugor të Nices duke vrarë të paktën 84 vetë dhe duke lënë dhjetëra të plagosur ne rrugen e pergjakur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat