Rama: Nuk mund të vijnë njerëz nga rruga e të udhëheqin me FSK-në

Aktuale

Rama: Nuk mund të vijnë njerëz nga rruga e të udhëheqin me FSK-në

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 21:25
Rrahman Rama

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, ka deklaruar se nuk ka informacione nëse minoriteti serb po e kërkon postin e zëvendëskomandantin e FSK-së. Sipas tij nuk mund të vijnë njerëz nga rruga dhe të udhëheqin me FSK-në.

"Gjithashtu nuk kam informacion se minoriteti serb kërkon zv/komandantin e FSK-së, sepse kjo çështje kërkohet me ligj dhe janë disa rregullore që duhet t'u përmbahemi. Vetëm tash kemi serbët e parë të cilët përfundojnë shkollimin dhe gradohen, prandaj nuk mund të vijnë njerëz nga rruga dhe të udhëheqin në FSK", deklaroi ai”, në  një intervistë për transmetusin publik.

Rama thotë se në FSK-ja ka edhe pjesëtarë të minoriteteve të tjera, përfshirë këtu edhe serbë. Ndërsa transformimin e FSK-së në ushtri e ka quajtur çështje politike e jo për interesa të caktuara të ndonjë minoriteti.

Rama tha se misioni i ri do të jetë mbrojtja e territorit, mbrojtja civile, pjesëmarrja e FSK-së në NATO etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat