Mustafa: Zhvillimi ekonomik në rritje, trendet më të mira se periudhat e kaluara

Aktuale

Mustafa: Zhvillimi ekonomik në rritje, trendet më të mira se periudhat e kaluara

Më: 17 korrik 2016 Në ora: 17:59
Isa Mustafa, kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se ambienti ekonomik dhe ai rregullativë në vend, janë duke u përmirësuar vazhdimisht dhe sipas tij kjo do të reflektojë në treguesit kryesor ekonomik. 

Ai përmes një postimi në Facebook në faktet e javës ka thënë edhe në raportin e fundit të Bankës Botërore, Kosova ka shënuar përmirësime të konsiderueshme në qeverisjen rregullativt.

“Ambienti i përgjithshëm ekonomik në vend, por edhe rregullativ është duke u përmirësuar vazhdimisht dhe domosdo kjo do të reflektojë edhe në treguesit kryesor ekonomik. Në raportin e fundit të Bankës Botërore, Kosova ka shënuar përmirësime të konsiderueshme në qeverisjen rregullative, nga rangimi me notë 2.6, në rangim me notë 4.6 (nota 6 është maksimalja).”

Sipas kryeministrit, deri më tani, çdo ndryshim që është bërë për bizneset, është zhvilluar së bashku me bizneset, duke siguruar një ambient të përshtatshëm për bërje biznesi.

“Ky raport vlerëson në detaje transparencën e rregullativës, konsultimet publike, vlerësimin e ndikimit, qasjen në ligje dhe rregullativë dhe mundësia e ndryshimit të rregullativës nga palët e ndikuara. Deri më tani, cdo ndryshim që e kemi bërë për bizneset, e kemi zhvilluar së bashku me bizneset, me qëllim që të adresojmë kërkesat e tyre duke siguruar një ambient të përshtatshëm për bërje biznesi.”

Mustafa thotë tani trendet janë më të mira se sa që kanë qenë në periudhat e kaluara kohore, pasi që besueshmëria e bizneseve për të ardhmen po përmirësohet.

“Si rezultat i kësaj, tanimë, në matjet e vazhdueshme të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), rezulton se besueshmëria e biznesit për ekonomikë është forcuar në masë të dukshme. Trendet janë më të mira se sa që kanë qenë në periudhat e kaluara kohore, pasi që besueshmëria e bizneseve për të ardhmen po përmirësohet. Po ashtu, kemi një rritje të besimit të bizneseve, por edhe të qytetarëve për mundësitë e punësimit në periudhën e ardhshme kohore.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat