Ja përse Kosova mund të jetë në shënjestër të terroristëve

Aktuale

Ja përse Kosova mund të jetë në shënjestër të terroristëve

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 20 korrik 2016 Në ora: 11:55
Ilustrim

Eksperti i Sigurisë Hajrullah Tërnava, duke folur për rrezikun që mund t`i kanoset Kosovës nga sulmet terroriste, thotë se Prishtina mund të jetë objekt i sulmeve si shenjë hakmarrje për vendimet e Gjykatës për dënimin e personave të dyshuar për terrorizëm.

“Vete fakti se Kosova është me popullsi mbi 90% myslimane, dhe tani këto shtete mund të jenë më të rrezikuara se të tjerat, sidomos kur dihet që një numër i konsiderueshëm i shtetasve tonë janë të radhitur pran ISIS-it, kurse një nur prej tyre janë të burgosur, dhe para disa ditëve, të dënuar me burgje të renda si pjesëmarrës në ato luftëra me ISIS, apo si anëtar të këtyre grupeve e që kanë pasur t`i bashkëngjiten ISIS-it. Prishtina mund të jetë objekt i sulmeve si shenjë hakmarrje për burgosjen dhe dënimin e të apostrofuarve, e sidomos që Prishtina mund të llogaritet edhe si epiqendër myslimane të shteteve të Ballkanit që po u sulmua do ta arrinte efektin e dominosë edhe për shtetet përreth saj”, ka deklaruar Tërnava për gazetën “Bota sot”.

Mirëpo, sipas analistit Tërnava, në luftimin e akterëve, si pjesëtar të ISIS-it, nuk janë përfshirë të gjithë ata që është dashur të dënohen, e sidomos ata kryesoret që i kanë kontribuar dhe në një mënyrë apo tjetrën dhe munden prapë të zhvillojnë aktivitete si deri më tani. “Pse jo, ata edhe mund të trimërohen në aktivitete të mëtutjeshme, që sipas të gjitha gjasave janë mirë të paguar, që kjo dukuri e këtyre veprimtarëve fetare ( luftërave të ISIS-it) të përhapet prapë në vendin tonë, e që deri në vitet e 2000 këto veprimtari kanë qenë të panjohura për vendin tonë. Shenja me konkrete për sulme në Prishtinë është vet fakti i radhitjes në shtatë qendrat më të rrezikuara. Fakti tjetër që të jemi gjithkund më vigjilent është se në shumë vende deri më tani kanë ndodhur këso sulme si në Bruksel, Stanbull, Francë e tjera vende”, ka nënvizuar ai.

Gjithsesi, Tërnava ka thënë se duhet të ngritet niveli i gatishmërisë të organeve të sigurisë si policisë, FSK, AKI, prokurorit, gjykatave ë dhe të vet qytetarëve në tërësi, për luftimin dhe parandalimin e këtyre dukurive të sulmeve ndaj vendit tonë.

“Sidomos shërbimet e AKI dhe policia më aktivitetet e tyre sipas autorizimeve ligjore duhen të ndërmarrin të gjitha masat preventive që mos të vjen deri tek më e keqja. Vetëm në këtë mënyrë mund të evitohen dhe të parandalohen veprimet terroriste të parapara ndaj shtetit tonë, e sidomos të kihet parasysh stina e verës kur mërgimtarët vijnë në pushime dhe vizita familjarëve dhe vendit te tyre, dhe në të shumtën, sheshet e qyteteve janë të stërmbushur me shëtitës”, është shprehur ai./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat