Edhe një deputet i koalicionit deklarohet kundër demarkacionit

Aktuale

Edhe një deputet i koalicionit deklarohet kundër demarkacionit

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 18:31
Kuvendi i Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Besim Beqaj, nuk është i gatshëm ta votojë marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, në këtë situatë që për të është e paqartë

Ai thotë se duhet një sqarim i detajuar për të vendosur për votën pro apo kundër ratifikimit.

“Ajo çka është jashtëzakonisht e rëndësishme është se nuk besoj që do të këtë ndonjë deputet, këtu përfshi edhe vetën që do të voton diçka e cila është në kundërshtim le të themi me tërësinë territoriale të shtetit dhe kundër qytetarëve të Kosovës. Derisa kjo nuk sqarohet besoj që do të jetë jo korrekte dhe jo e menaxhuar mençur për ta dërguar në kuvend për votim”, ka thënë ai në radio Dukagjini.

Ai nuk pajtohet që të falët tokë për liberalizim të vizave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat