Mister motivi i sulmit në Mynih ku u vranë dhe të rinjët shqiptarë

Aktuale

Mister motivi i sulmit në Mynih ku u vranë dhe të rinjët shqiptarë

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 12:17
ilustrim

Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, 23 korrik policët kishin trokitën në portë për ti përcjellë lajmin e kobshëm se Diamanti ishte vrarë.

“Jam ende në ëndërr. Ende nuk e besoj se çfarë ka ndodhur. As familja ime nuk e beson ende” tregoi Naim Zabergja për mediat gjermane dje. Dijamanti ishte dali i vetëm i tij pas dy vajzave, dhe kishte lindur në Mynih

OEZ ishte një qendër tregtare në veriperëndim të Mynihut, një zonë ku jetojnë shumë emigrantë, tepër e frekuentuar sidomos nga të rinjtë.

Edhe Diamanti pasditen e 22 korrikut kishte shkuar për të konsumuar një pije me shokët e tij “Ai u vra ndërsa shokët e tij u larguan” thotë i ati për agjencinë gjermane të lajmeve DPA

Në një faqe në facebook familja e Zabergja kërkon solidaritet për të mbledhur fonde për të kryer ceremoninë mortore në Kosovë.

Dje Naim Zabergja me foton e djalit në dorë kreu homazhe në vendin ku ndodhi masakra. Lule, qirinj por dhe pankarta ku shkruhet “Warum?” “Përse?” ndodhen në vendin ku 18-vjeçari me nënshtetësi gjermane me origjinë nga Irani Ali Sonboly kreu krimin.

Nëntë persona mbetën të vrarë, mes tyre 7 adoleshentë, ndërkohë 27 të tjerë janë plagosur dhe 10 janë në gjëndje kritike për jetën

Policia gjermane thotë se 4 persona janë vrarë brenda në qendrën tregtare ndërsa 5 janë vrarë jashtë saj.

Mes viktimave janë dhe adoleshentet shqiptare, Armela Segashi nga Kosova dhe dhe Sabina Sulaj, e cila sipas ministrisë së Jashtme të Kosovës është nga Shqipëria.

“Përfaqësuesit e policisë gjermane, përmes komunikimit zyrtar me autoritetet e shërbimit diplomatik dhe konsullor të Republikës së Kosovës në Mynih, kanë njoftuar se në mesin e të plagosurve janë edhe tre shtetas tjerë sipas tyre aktualisht me status të panjohur të shtetësisë, Mirsad Jovanivic dhe Benet Adili, kurse Lumnije Azemi e datëlindjes 20.04.1972 është shtetase e Kosovës.”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.

18 vjeçari u gjet i vdekur një kilometër larg nga Qendra Tregtare Olympia ku ndodhën vrasjet, dhe policia flet për vetëvrasje.

Warum? (Perse?)

Mbeten ende të paqarta motivet e sulmit dhe hetimet janë në të gjitha pistat thotë shefi i policisë së Mynihut Hubertus Andrae.

Policia tha se autori vuante nga depresioni dhe se ishte në trajtim psikiatrik. Gjithashtu, u bë e ditur se 18-vjeçari ishte i armatosur me revolen Glock 9 mm dhe kishte 300 fishekë.

Përmes një postimi fals në Facebook kishte ofruar ushqime falas për ata që shkojnë në atë restorant, sqaron policia gjermane.

Mendohet se i riu është frymëzuar nga Anders Breivik, i cili para pesë vjetësh në Norvegji, vrau 77 persona. Në dhomën e tij u gjetën materiale për sulme masive me armë, mes tyre edhe një libër me titull “Pse vrasin fëmijët”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat