Diaspora, të inkuadrohet në politikën e Kosovës

Aktuale

Diaspora, të inkuadrohet në politikën e Kosovës

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 25 korrik 2016 Në ora: 16:16
Ilustrim

“Jam i  bindur, se përfshirja e diasporës në politikë bërje s’do të sjell vetëm optimizëm e pozitivitet, por edhe zhvillim konkret të vendit. Tërheqja dhe respektimi i diasporës nga vendorët ashtu vetvetiu, hap një kanal të ri të besimit dhe investimeve nga vetë diaspora, por edhe nga miqtë e tyre nga vendet ku jetojnë e punojnë. Eksperienca dhe kontakti i drejtpërdrejtë i diasporës me politikën, arsimin, biznesin, ekonominë, dhe mënyra e zhvillimit me reformat që bëhen në vendet më të zhvilluara të Evropës e botës, do të ndikonin shumë në të gjitha sferat e zhvillimit në Kosovë e më gjerë”, ka thënë  Hamdi Muhameti, përfaqësues i FDA -së.

Kosovës i mungon një strategji kombëtare për pritjen e diasporës. Dhe ndonëse, dihet që diaspora ka një peshë të veçantë në Kosovës, me përvojën dhe bizneset e tyre në vendet ku jetojnë, megjithatë Kosova nuk iu ofron atyre, që  t’i hapin rrugë investimeve të huaja, të cilat  sigurisht se do të ishin një plus i madh për vendin. Dështimi i politikës në vend, ngecja e zhvillimit në të gjitha fushat e jetës, mos përfshirja, mos respektimi, dhe mos angazhimi i drejtpërdrejtë i potencialit me njerëzit e diasporës, kanë bërë që diaspora të mos investojë në Kosovë. Analistët politikë vlerësojnë, se inkuadrimi i diasporës në politikën e Kosovës, është dashur të bëhet menjëherë pas luftës në Kosovë, meqë ata kanë ditur që të kontribuojnë në aspektin politik edhe para luftës, mirëpo sipas tyre, barrierat e krijuara për ta, ishin determinuese që diaspora të mos ketë përfaqësim serioz në proceset politike. Ata pohojnë, se diaspora do të shërbente si urë lidhëse, promotore dhe promovuese për të interesuarit e jashtëm.

Albrim Badallaj analist politik, ka thënë se roli i diasporës në proceset shtet ndërtuese të Kosovës, si në aspektin politik edhe po në atë ekonomik është tejet i madh dhe që nuk mundet t'iu kompensohet ky kontribut mërgimtarëve me asnjë çmim.  Ai ka thënë, se shpërblimi më i mirë për ta do të ishte sikurse ta shohin Kosovën, që po ec mbarë nëpër itinerarin e sukseseve dhe zhvillimit.  “Inkuadrimi i diasporës në politikën e Kosovës, është dashur të bëhet menjëherë pas luftës në Kosovë, meqë ata kanë ditur që të kontribuojnë në aspektin politik edhe para luftës, mirëpo barrierat e krijuara për ta ishin determinuese që diaspora të mos ketë përfaqësim serioz në proceset politike.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat