Zogaj: Mosratifikimi ja pamundëson Thaçit mandatin e dytë si President

Aktuale

Zogaj: Mosratifikimi ja pamundëson Thaçit mandatin e dytë si President

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 21:28
Petrit Zogaj

Petrit Zogaj nga Levizja FOL komentoi sonte ne Rrokum Roll per debatin mbi Demarkacionin.

Ai ka diskutue lidhun me qendrimin e fundit te shefit te grupit parlamentar te PDK’s, Adem Grabovcit per Demarkacionin.

“Ne natyren e partise se Grabovcit asht me ndryshue qendrime poltike”, ka thane Zogaj tue fole per kete teme.

Ai tha se ne PDK ka nji klime te ndryshimit te lidershipit, qe munden me qene lojna qe i shkojne ne favor Kadri Veselit, sepse ai nuk asht nenshkrues i Marreveshjes per Demarkacionin me Mailin e Zi, por Hashim Thaçi.

Zogaj ka thane gjate emisionit ne Rrokum TV se ka deputete mbrenda PDK’s, pervec LDK’s, qe nuk kane me votue ratifikimin e Demarkacionit.

“Grabovci po ban kalkulim personal ne politike kur thote se kufini ka levize, sepse asht nga ajo ane, ndersa ne anen tjeter, Mustafa po ju thote anetareve te partise se tij se, Demarkacioni asht ne rregull”, shtoi Zogaj.

Tue fole per debatin e paralajmeruem per Demarkacionin, Zogaj tha se nese nuk ka fakte te reja, por secila i prezenton ato cka besojne, nuk mendon qe ka me pase ndryshim te qendrimeve.

Keto komente dhe te tjera, Zogaj i bani te Fidan Jupolli ne Rrokum Roll, qe mundeni me ndjeke edhe ne videon nalt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat