Salihaj: Si gjithmonë, PDK-ja do t’ia dredh sërish LDK-së

Aktuale

Salihaj: Si gjithmonë, PDK-ja do t’ia dredh sërish LDK-së

Më: 1 gusht 2016 Në ora: 22:43
Adem Salihaj

Adem Salihaj, deputet i LDK-së ka thënë se ende nuk ka vendos se si ka me veprua për Demarkacionin. Ai ka shtuar se ende nuk e kanë pa marrëveshjen dhe po e pret tryezën e 3 gushtit. Salihaj ndërkaq ka deklaruar se LDK-ja ia ka mundësuar mbijetesën krimit, me koalicionin me Partinë Demokratike të Kosovës.

“Krimi i vërtetë e ka kapur çdo segment të jetës në Kosovë dhe nuk ka gjasë që kjo Qeveri ta ndalë atë. Unë e kam thënë edhe më herët që të mos bëjmë koalicion me strukturat e krimit. Qëndrimi im ka qenë që të mos vazhdojë qeverisja e krimit”, ka pohuar Salihaj.

Ai konsideron se kryeministri Mustafa duhet të ketë qëndrim për përgjimet e fundit që u publikuan në media.

“Ky partner i LDK-së një ditë do t’ia dredh LDK-së, ashtu siç ia ka dredhur gjithmonë me ndonjë krizë apo diçka tjetër”, ka thënë Salihaj.

Salihaj ka folur edhe për Demarkacionin ku ka thënë se nuk ka me votua nëse nuk është në rregull, ndërkaq ka theksuar se ka fitua tashmë bindjen e plotë se kjo marrëveshje nuk është në rregull.

Ai ka thënë se nëse nuk e votojnë këtë marrëveshje, qytetarët e vendit kanë me i kuptua ngase ata po mbrojnë territorin e vendit për të cilën janë sakrifikua shumë breza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat